AKTUALITET, 6 Shkurt 2018, 16:56

Dita që ndryshoi fatin e grave, çfarë ndodhi një shekull më parë në Angli

Dita që ndryshoi fatin e grave, çfarë ndodhi një shekull

Si sot 100 vite më parë, gratë britanike fituan të drejtën e votës. U deshën 10 vite përpjekje të ndërmarra nga aktivistet, që më 6 shkurt 1918 parlamenti britanik të miratonte “Ligjin mbi përfaqësimin popullor”, ku 8 milion gra mbi moshën 30 vjeç u shtuan në regjistrat zgjedhorë.

Lëvizjet feministe që luftuan për këtë të drejtë u shoqëruan me akte të pazakonta dhune që konsideroheshin të pashembullta për atë periudhë, edhe pse ndikimi i tyre ngre edhe sot debat.

Aktivistet thyenin xhama, prisnin linjat e energjisë elektrike deri në veprime ekstreme si shpërthimi i një bombe në shtëpinë e një ministri.

Themeluesja e kësaj nisme Emmeline Pankhurst mbronte tezën e dhunës për të siguruar të drejtat e grave.