TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngjarja e rëndë, e denoncuar nga vetë vajza, ka ndodhur më 23 shtator të vitit të kaluar dhe është vërtetuar si nga dëshmitë e grupit të studentëve që ishin me vajzën, ashtu edhe nga kamerat e lokalit.
Sipas ngjarjes së rindërtuar nga hetuesit, i riu shqiptar, në Firenze për arsye studimi, mbrëmjen e 23 shtatorit iu afrua vajzës e, duke përfituar edhe nga gjendja konfuze e saj për shkak të konsumimit të alkoolit, e mori për krahu dhe e drejtoi nga depoja, pranë vendndodhjes së DJ-it, ambient që e njihte mirë, pasi kishte punuar në lokal, ndërkohë që atë mbrëmje ishte aty për të kaluar kohën.
Pasi mbylli derën, e detyroi viktimën të kryente marrëdhënie seksuale, pavarësisht kundërshtimit të saj dhe të miqve që i binin vazhdimisht derës për ta hapur.
Menjëherë pas daljes nga depoja, u zhduk dhe i humbi gjurmët, deri sa u kap. Tani 22-vjeçari shqiptar ndodhet në burgun e Solliccianos, në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë.