AKTUALITET, 6 Shkurt 2018, 14:49

Ambasadori Lu studentëve: Gatuaja ëmbëlsira që në mëngjes

Ambasadori Lu studentëve: Gatuaja ëmbëlsira që në

Gjatë një eventi të organizuar sot në Tiranë me studentë të arsimit profesional Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, duke vlerësuar këtë metodë arsimi ka treguar një eksperiencë të tijën përsonale. “Kur isha në shkollë, çohesha çdo mëngjes në orën 5. Mësoja si të bëja bukë, biskota, tortë, dhe ëmbëlsira. Ishte një punë e mrekullueshme pasi dyqani i bukës mbante erën e mrekullueshme të ëmbëlsirave. Jam i bindur se ju keni ndjekur kurse gatimi nga ekspertë, të tjerë kanë mësuar rreth menaxhimit të bizneseve turistike”, rrëfeu ambasadori Lu.

Ambasadori amerikan në vendin tonë ftoi të rinjtë që të ndjekin arsimin profesional dhe të përshtaten me tregun e punës.