TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një student shqiptar u arrestua nga policia e Firences, Itali.
22-vjeçari akuzohet për përdhunimin e një 17-vjeçare gjatë një feste në një lokal të Firences. Ngjarja kishte ndodhur shtatorin e vitit të kaluar.
Sipas Lanazione.it, gjatë festës në lokal ishin pranishëm shumë minorenë, të cilëve iu shërbyen alkool në mënyrë të pakontrolluar.
Studenti shqiptar punonte në të zezë në këtë lokal dhe kishte përfituar nga konfuzioni i 17-vjeçares, e cila kishte konsumuar mjaftueshëm alkool.
Shqiptari e kishte çuar në një magazinë të lokalit, duke abuzuar më të.
/TPZ.AL/