AKTUALITET, 6 Shkurt 2018, 15:57

Serbia kërkon ndarjen e Kosovës, pa njohjen e saj nuk pranohet në BE

Serbia kërkon ndarjen e Kosovës, pa njohjen e saj nuk pranohet në

Serbia duhet të kërkojë një marrëveshje për ndarje me Kosovën fqinje në mënyrë që t’i jepet fund një mosmarrëveshjeje që po e pengon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ka thënë të martën ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Duke folur në një tryezë të rrumbullakët për Kosovën, ministri serb Vulin nuk specifikoi se cila pjesë e Kosovës beson se duhet shkëputur, por thirrje të ngjashme janë bërë edhe në të kaluarën e që kanë përmendur veriun e Kosovës, raporton Reuters. Sipas Reutersit, veriu i Kosovës, i ndarë nga pjesa tjetër e vendit përmes lumit Ibër, është pjesë e banuar me rreth 50 mijë serbë etnikë që kundërshtojnë Prishtinën dhe ende e shohin Beogradin si qeverinë e tyre.

“Përcaktimi i përhershëm dhe i vendosur ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve duhet të bëhet në Kosovë”, tha Vulin në tryezën e rrumbullakët me ekspertë të mbledhur si pjesë e dialogut për Kosovën. Më parë, edhe ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq, më parë ka propozuar ndarjen si zgjidhje të mundshme të mosmarrëveshjes territoriale, por megjithatë, nuk është politikë qeveritare.