TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë gjetur të vdekur ditën e sotme, përkatësisht një 41-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Nga sa mësohet, ditën e djeshme në rrugën “Petraq Leka”, në një banesë të braktisur është gjetur i vdekur shtetasi B.SH, vjeç 41, banues në Vaqarr, Tiranë.
Nga veprimet e kryera në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes është nga overdoza, përdorimi i narkotikëve.
Një tjetër person, këtë herë në rrugën “Violeta Manushi”, është gjetur i vdekur në banesën me qera të shtetasit SH.R, vjeç 55, banues në Tiranë, shtetasi H.GJ, vjeç 53. Nga sa mësohet, ai ka qenë përdorues i rregullt i pijeve alkoolike.
Ndërkaq, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.