TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erik Fullani është ndër personazhet më të përfolur në vend. Kjo pasi jo vetëm që është djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani por edhe për jetën e tij luksoze dhe shoqërinë me personazhe të ndryshëm VIP shqiptarë. Së fundmi Eriku ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ me Dojna Mama. Në kuadër të emisionit dyshja kanë dale në një ‘Live Video’ në Instagram, ku u është përgjigjur ‘live’ pyetjeve të bëra nga fansat dhe një ndër ta komenton kështu:
“A ke naj € 500 për me na i dhonë?”, pyet komentuesi, ndërkohë Dojna shprehet se vazhdojnë me të njëjtin muhabet, duke iu referuar kohës kur Fullani fshihte djersët me € 500.
“Po sikur t’ia gjej një?” thotë Eriku, ku papritur i mbulon sytë moderatores me ‘lejla’ dhe më pas me një tjetër € 500. Shihni këtë moment në videon më poshtë, mos e humbisni./intv.al/