AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 09:28

Krimet e Rënda, burg përjetë për Shtrazën, rrëmbeu dhe eliminoi Gazmend Çollakun

Krimet e Rënda, burg përjetë për Shtrazën, rrëmbeu

Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkoi paraditen e sotme dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin Denis Shtraza, akuzuar për “vrasje me paramendim”. Ky i fundit u hetua pasi ishte i dyshuari kryesor  për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Gazmend Çollakut. Ngjarja ndodhi në 6 janar të vitit 2016. Çollaku u rrëmbye në Durrës dhe më pas trupi i tij u gjet në një fshat në afërsi të Fushë Krujës. Prokuroria pretendon se Shtraza është autori kryesor i kësaj vrasje. Ndërsa gjatë gjithë hetimit dhe shqyrtimit gjyqësor u vërtetua se në momentin e rrëmbimit, bashkë me Shtrazën kanë qenë dhe tre persona të tjerë. Ervin Dalipaj, ish-oficeri i ekzekutuar në fillim të këtij viti në Durrës, ka qenë pjesë e këtij rrëmbimi. Ndërkohë për personat e tjerë ende nuk ka informacion se ku ndodhen.

TPZ.AL