AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 09:26

Ish ministri i jashtëm : Jemi ankuar për shumë ambasadorë, kemi kërkuar t’i largojnë se…

Ish ministri i jashtëm : Jemi ankuar për shumë ambasadorë,

Ish ministri shqiptar i Puneve te Jashtme, Paskal Milo ka kujtuar kohen kur ka qene ne kete detyre ne vitin 1998 dhe presionet e ambasadoreve ne lidhje me luften ne Kosove.

Ne emisionin “Te Paekspozuarit” te gazetarit Ylli Rakipi, Milo tha se cfare kerkonin ambasadoret e akredituar ne Tirane per mbështetjen e Shqiperise ndaj ushtrise se Kosoves.

“Raste të tjera kur ne jemi ndodhur para presioneve sidomos gjatë kohës së konfliktit të Kosovës kur kemi dashur të bëjmë veprime që të kishim angazhim direkt me mbështetje të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, qoftë për armatimin qoftë për furnizimin me armë, por edhe furnizime të tjera. Jemi ndeshur në kundërshtime të prera nga ambasadorët të cilët në formë ultimative na kanë ndaluar për të marrë veprime të tilla në mbështetje të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Kemi pasur presione nga të dërguar të posacëm të Ambasadës Amerikane në maj të vitit 1998 presione të atilla që kanë qenë me të vërtetë domethënëse që më detyruan mua t’i këkoja sqarime ambasadores Lino”.

Teksa ka shtuar:

“Jemi ankuar për shumë ambasadorë, jo amerikanë jo, dhe i kemi kërkuar t’i largojnë disa ambasadorë evropianë të vendeve fqinje, në bisedat zyrtare që kemi pasur tetë a tetë kuptohet, me pak fjalë ambasadorët s’duhet t’i marrim si të rënë nga qielli sikur s’janë njerëz që ndikohen e manipulohen, po manipulohen, por ambasadorët e vendeve të mëdha, SHBA e BE janë njerëz që e dinë dhe përgjegjësinë që kanë dhe s’besoj se luajnë me fatin e tyre”.

TPZ.AL