TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pocestë. Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një vajzë 21 vjeçare, identifikuar si Silva Xhuti.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.