TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burime konfidenciale të TPZ.AL, bëjnë me dije se vota e deputetit të LSI-së, Nasip Naço, do të jetë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit. Sipas këtyre burimeve, Naço do të bashkojë votën me deputetët e Partisë Demokratike.
Mësohet se Naço është shprehur kategorik në vendimin e tij, dhe se nëse do t'i thuhej se duhet të votonte pro Tahirit, ai do të dorëhiqej.
Gjatë ditës së sotme ka patur mjaft spekulime për votën e Naços, se ajo mund të devijonte, por tashmë është konfirmuar se ajo do të jetë pro heqjes së mandatit./TPZ.AL/