AKTUALITET, 24 Dhjetor 2017, 13:02

Del nga burgu, por i rikthehet sërish zakonit të vjetër, zbardhen detajet

Del nga burgu, por i rikthehet sërish zakonit të vjetër, zbardhen

Arrestohet në flagrancë një shtetas për vjedhje, i dënuar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe për vjedhje.

Zbardhen  një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, po nga ky person.

Autori vidhte pasqyra, navigator, bateri dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.3, në vijim të punës intensive  për parandalimin,  zbardhjen, dokumentimin ligjor  të autorësisë  për disa vjedhje të ndryshme të ndodhura më parë, është kapur dhe  arrestuar  në flagrancë shtetasi :

• Ervin Tavanxhi, 37 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për vepren penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" dhe "Vjedhja"

Ky shtetas më datë 23.12.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, me kryqëzimin e rrugës “Vangjush Furxhi”, është kapur në flagrancë duke  vjedhur me thyerje navigatorin e mjetit tip “Benz”, në përdorim të shtetases M. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura si më poshte :

Më datë 12.12.2017, në rrugën e "Bogdaneve"  dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e një automjeti Benz. Më datë 24.10.2017, në rrugën e "Vangjush Furxhi", dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip Benz.

Me datë 23.08.2017, në rrugën "Myslym Shyri", dyshohet se ka  vjedhur aksesorë dhe  navigatorin e   mjetit tip Benz.

Me datë 23.08.2017, në rrugën "Myslym Shyri",  dyshohet se ka  vjedhur aksesorët dhe  navigatorin  e mjetit tip  Golf.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shterasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet:

Një kaçavidë, 1 grup me 7 çelsa, 1 patentë, kartëmonedha, e sende të tjera.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për disa vjedhje  të tjera  që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën  penale të "vjedhjes së kryer më shumë se një herë", parashikuar nga neni 134 / 3  i  Kodit Penal