TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një qytetar nga Tiranë, punonjës në një market, ka tentuar t’i jap fund jetës pasi pronari nuk e ka paguar për punën që ka bërë. Lajmin e konfirmon Policia e Tiranës, e cila ka shkuar në vendngjarje duke bindur shtetasin me iniciale S.ZH., të zbres nga tarraca, ku kishte lajmëruar se do të digjej.
Njoftimi i policisë
Me datë 05.12.2017, rreth orës 10:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në autostradën Tiranë - Durrës, një shtetas tenton të vetëdigjet.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Ne autostradën Tiranë - Durrës, në rrugën dytësore, në tarracën e një marketi shtetasi S.Zh., ish punonjes në ketë market, ka hipur në taracë dhe tenton të vetëdigjet pasi nuk është paguar.
Menjëhere kanë ndërhyrë shërbimet e policisë së bashku me pronaren e biznesit, ku pas negociatave shtetasi S.Zh është bindur dhe ka zbritur pa u lënduar.
Shtetasi S.Zh shoqëruar për në Komisariat për sqarime të mëtejshme.
TPZ.AL