AKTUALITET, 18 Nëntor 2017, 10:40

Deklarata e fortë/ Meta flet për vizat: Jemi në monitorim nga BE-ja

Deklarata e fortë/ Meta flet për vizat: Jemi në monitorim nga

Mes mesazheve te dhëna nga i pari i shtetit, gjatë takimit te sotëm me ambasadoret tanë  nepër bote, presidenti Meta nuk ka fshehur edhe faktin se vendi ynë ndodhet në monitorim per cështjen e vizave.

Meta u ndal ne takimin e fundit që pati ne Kosovë, dhe kërkesës se berë  nga homologu Thaçi, per dhënien e pasaportave te Shqipërisë  per shtetas te Kosovës. Sipas tij, nëse Shqipëria do të ndërmerrte çdo veprim emocional, jo vetëm nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës, por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

“Besoj se dhe ju ndjeni atë presion që ne ndjejmë ne këtu, me dëshirën për ta tejkaluar këtë pengesë apo izolim, përmes marrjes së shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës, gjë që nuk është zgjidhje, Jo për shkak të mungesës tonë të dëshirës por për faktin se ne vetë jemi në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së dhe të zonës Shengen”- tha Meta.

Sipas Metes, cdo veprim emocional nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

TPZ.AL