AKTUALITET, 18 Nëntor 2017, 10:34

Artan Fuga: Rama e ka vrarë politikën shqiptare, ka marrë gjithë pushtetet

Artan Fuga: Rama e ka vrarë politikën shqiptare, ka marrë

Artan Fuga thotë se Edi Rama e ka vrarë politikën shqiptare, pas marrëveshjes së 17 majit dhe fitores së zgjedhjeve.

Sipas tij, me këtë Bashë kaq të dobët, Rama nuk bën më politikë.

Nuk e di nëse vijon marrëveshja. Unë nuk jam përfshirë në atë, deri në atë kohë kam mbështetur Bashën.

Kam thënë nuk mbështes më tepër se Republika e Re.

Në momentin e marrëveshjes nxora dy përfundime.

Rama e mundi politikisht Bashën dhe fitoi mbi të gjithë të tjerët.

Kjo fitore vazhdon, ai është fitimtari.

Ajo marrëveshje është akti i golit, gjuhet penalltia, bëhet goli.

Për mua ndeshja përfundoi aty, nuk prita zgjedhjet, mbaruan zgjedhjet. Rama doli fitimtar.

Jemi akoma në pushim e ndeshjes, nuk ka pjesë tjetër.

Këto debatet në parlamenti i shoh si ato ndeshjet e basketbollit amerikan ku dalin kërcimtaret në pushimin mes pjesëve.

Politikisht di që është bosh, vazhdon fitorja e Ramës mbi Bashën, por kjo fitore e përfundoi politikën në Shqipëri.

Nuk ka më sepse pushteti i Ramës është aq i madh, dominon të gjithë pushtetet e tjera, saqë ai nuk bën politikë më, se nuk si të bësh politikë kur nuk ke kundërshtarë dhe kundërshtari është aq i dobët, sa nuk është në gjendje veç fjalëve të bëjë politikë, nuk bën asgjë”, tha Fuga per Report tv.