TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Britanikja “The Sun” i ka kushtuar një shkrimin lajmit për dezertimin e 4 komandove shqiptare në Angli, duke sjellë detaje rreth trajnimit që ata po kryenin në Britani si dhe kushtet në të cilat punojnë ushtarakët në Shqipëri.
“The Sun” shkruan se 4 komandot të cilët u zhdukën në një mision trajnues në Britani, dyshohet se po fshihen, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka nisur një hetim për ta, e me tej shkruan se për Reni Ajazi, Ylber Kotori, Aleksandër Shkulalu dhe Kleviz Lamaj, mund të merret një masë dënimi me 5 vite burg.
Ndër të tjera “The Sun” shkruan:
“Ata ishin në mesin e 11 shqiptarëve të trajnimit të NATO-s në Uellsin qendror, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë natën e fundit në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes. Një burim tha: Ata duhet të ishin kthyer në bazë dhe të fluturonin mbrapsht për në Shqipëri ditën e nesërme”.