TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp, një ditë pas protestës para Kuvendit, u pyet nga gazetarët për marrëdhëniet e forcës që ai drejton, me ndërkombëtarët.
“Partia Demokratika dhe unë jemi në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar.”, tha Basha.
“Nuk kam ndërmend të ndryshoj rregullin tim për të mos komentuar ambasadorët e huaj. Dhuna e vetme nuk ishin tymueset, por shkelja e Kushtetutës, cfarëdo të thonë ambasadorët faktet janë ato që janë, KLP nuk eshte krijuar prej 8 muajsh ne dhunim te Kushtetutes, Prokurori u zgjodh ne menyre antikushtuese nga Rama, keto jane fakte, të tjerat pastaj jane ceshtje opinionesh dhe mendimesh qe gjithkush ka te drejte t’i jape dhe te mbaje përgjegjësi para atyre qe mban pergjegjesi”- tha Basha.
Më pas shtoi se janë të vendosur në rrugën drejt reformave.
‘Dje u konsumua një puç kushtetues. Vendi është në një spirale informaliteti. Qëllimi ishte vetëm kapja e një kryeprokurori politik që mbyll dosjet e krimit të Ramës’, tha Basha.
Sipas tij, dje kishte vetëm një dhunë e ishte dhunimi i Kushtetutës.
‘Ka vetëm një dhunim dhe shkatërrim, ai është shkatërrimi dhe dhunimi i Kushtetutës. Shqipëria mund të ketë dy standarde.
Standard duhet të jetë vetëm ai perëndimor, ai amerikan’, tha Basha.
TPZ.AL