TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Carlo Bolino, i ftuar në emisionin "Provokacija" të Mustafa Nanos, ka thënë se problemi që sot ka Shqipëria është modeli i shtetit që është trashëguar nga Berisha. Bolino thotë se Berisha ka ndërtuar një shtet diktatorial.
“Shqipëria është vend i vështirë, por ku ka shumë për të bërë. Bazat ku ndërtohet demokracia është shteti, fillon nga marrëdhënia që ka me shtetin. Berisha nuk ka ndërtuar një model shteti, ai e ka rrëzuar konceptin e shtetit, që shteti baraz me diktaturë dhe ky është problemi kryesor që ka Shqipëria sot”.
Sipas tij ky problem është shumë i thellë në shoqërinë shqiptare.
“Problemi është i thellë dhe ka të bëjë më shoqërinë. E gjithë Shqipëria nuk është si Berisha. Një pjesë ëndërron modelin e shtetit modern dhe tjetra që ka nostalgji për shtet anarshist si ai i Berishës. Berisha ka marrë në dorë shtetin. Po dëgjoj disa nostalgjikë që fajësojnë shtetin, por jemi ne individët që e ndërtojmë shtetin. Duhet të ketë një model për të ndërtuar shtet”.
I vendosur prej gati 25 vjetësh në Shqipëri, Bolino thekson se njeh më mirë politikën shqiptare se atë italiane, por i pyetur se kush do kishte më shumë mbështetje politike në Itali, Rama apo Berisha, ai përgjigjet:
Nano: A do kishte Berisha mbështetje nëse do ishte ne politikën italiane?
Bolino: Nuk e besoj, ndoshta tani që shtë modeli i populizmit, Berisha është populist
Nano: Po Rama?
Bolino: Rama mund të marrë më shumë vota në Itali se në Shqipëri, ngjan më shumë me një popull evropian, disa herë Rama interpreton. Në Itali ka modele politikanësh si Rama, politika mendjehapur pa tabu e pa paragjykime, Rama është figura e privatizmit, ka vizion ndryshe nga e majta tradicionale.
Për Bolinon, shqiptarët kërkojnë një bajraktar, sepse sipas tij ky është modeli që është trashëguar nga Berisha.
“Gjithmonë shqiptarët po kërkojnë një bajraktar, ky është modeli i trashëguar nga e kaluara demokratike jo komuniste, gjithçka ishte në dorën e Berishës dhe opozita ishte shtypur me dhunë ose forcën e kartonave”.