AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 09:18

U vetëplagos me armë gjahu, në gjendje kritike 50-vjeçari

U vetëplagos me armë gjahu, në gjendje kritike 50-vjeçari

Një person u vetëplagos me armë gjahu rreth orës 22:30 minuta të mbrëmjes së djeshme në zonën e Bathores në Tiranë.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa mësohet i vetëplagosuri është emigrant prej disa vitesh.

Sipas raportimeve të para, personi në fjalë është dërguar në spital, ku gjendet në gjendje kritike për jetën.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 26.02.2019, rreth orës ?22:30, në rrugën “ 2 Prilli ” në Kamëz dyshohet të jetë vetëplagosur me armë gjahu shtetasi E. A., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.