TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Newcastle Unitedit kaloi në epërsi në ndeshjen kundër Burnleyt, në stadiumin “St James Park”, pasi mbrojtësi Fabian Schar shënoi golin e parë të ndeshjes, me një goditje të jashtëzakonshme.
Qendërmbrojtësi zviceran e mori topin dhe gjuajti që nga 23 metra larg portës së kundërshtarëve dhe i habiti të gjithë kur goditja e tij e mposhti portierin Tom Heaton.
[playlist type="video" ids="216045"]
Këtë sezon të Premierligës, Newcastle ka tentuar plot 121 herë të shënojë nga jashtë 16-metërshit, mirëpo goli i 27-vjeçarit kundër Burnleyt ishte goli i parë që ata e shënuan në këtë mënyrë.
Skuadra e Rafa Benitez e përforcoi këtë epërsi përmes golit të dytë në pjesën e parë të ndeshjes, të shënuar nga Sean Longstaff. Këto ishin dy golat e vetme të ndeshjes dhe Newcastle siguroi fitore me rezultat 2:0.