TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha teksa poston një galeri fotosh nga protesta e djeshme para Parlamentit, thekson se “Beteja e nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim!”.
Sipas Bashes, kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!
Mesazhi i Bashës:
Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim!
Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!
Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit!
