TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook shkruan për protestën e opozitës para Kuvendit dhe sulmin me gaz lotsjellës nga policia, më tej bën një krahasim me situatën e prillit të 1991.
Duke postuar dy foto, prillit të 1991 dhe një nga protesta e djeshme, ku protestuesit ishin mes gazit lotsjellës, Vasili shkruan se “Të njëjtët kriminelë të 2 prillit ’91 ngritën sërish dorën në 26 shkurt 2019”.
Postimi i Vasilit:
Kriminelet e 2 prillit ’91 ngriten serish doren.
Te njejtet kriminele te 2 prillit ’91 ngriten serish doren ne 26 shkurt 2019.
Vrane me plumba ne 91 dhe tentuan masakren serish me lende helmuese luftarake ne 26 shkurt 2019.
Opozita e eliminoi kete skenar te zi dhe makaber.
Krimineli i 2 prillit e ka damke per gjithe jeten krimin e kryer ate dite ashtu sic do ti mbetet pergjegjesi kriminale edhe edhe 26 shkurti 2019, ku ndryshoi vetem kryeministri, qe eshte po aq kriminel sa ata te ’91.
Populli nuk i fali atehere dhe serish nuk do t’i fale,por denimi kete here do te jete shume me i rrepte.
