TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Lezhë, ku një mjet tip “Ford Focus” që udhëtonte në drejtim të Tiranës është qëlluar me breshëri plumbash.
Në mjetin e sulmuar ndodheshin dy punonjës së Bashkisë së Lezhës, Mirel Ndoka, punonjes i INUV dhe Edmond Mhilli ish-punonjës i njësisë Administrative Zejmen.
Në momentin që janë qëlluar, personat e sipërpërmendur mësohet të kenë parakaluar mjetin nga ku erdhën plumbat. Ata thanë se mjeti është qëlluar në pjesën e poshtme, pra tek gomat. Për t’ju shpëtuar të shtënave “Ford Focus:-i ka devijuar nga rruga dhe ka hyrë në karburantin që shihni në videon e siguruar nga “BalkanWeb”.
Policia që ka nisur sakaq hetimet ka sekuestuar edhe kamerat e sigurisë së karburantit me shpresën se ata kanë mundur të fiksojnë automjetin nga ku hapën zjarr dy persona ende të paidentifikuar./BW