TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tetë persona të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 12 në kërkim, me akuzën për dhune ndaj policisë, gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës para Parlamentit.
“Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”’- bën me dije policia, në një deklaratë për mediat.
Njoftimi i policisë
U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:
– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;
– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;
– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;
– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;
– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;
– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;
– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në rrugën “George Ë.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.
Janë identifikuar dhe po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.