AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 09:46

Bënte kërdinë me vjedhje, kapet “mat” grabitësi në Fier/ VIDEO

Bënte kërdinë me vjedhje, kapet “mat” grabitësi

Është kthyer në shqetësim për banorët e lagjes 15 tetori në Fier. Ai vjedh gjithçka gjen, e ndërsa grabitja e fundit është regjistruar në një pallat në këtë lagje.

Vjedhja ka ndodhur dy ditë më parë dhe grabitësi ka hequr një derë alumini, të cilën, nën syrin e kamerave të sigurisë dhe banorëve ka arritur ta marrë me lehtësinë më të madhe.

Banorët e pallatit thonë se në një periudhë të shkurtër kohe janë vjedhur dritare, brava dyersh, sende të ndryshme. Policia, e njoftuar pas vjedhjes, ka marrë shenjat e gishtave të lëna nga hajduti.

Vetëm pak ditë më parë u ndaluan disa shtetas të cilët vidhnin sende më vlerë në dyqane, portofola dhe telefona.