AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 10:11

Ndarja nga jeta e Sadije Agollit, Basha: I bashkohem amanetit që lanë të dy

Ndarja nga jeta e Sadije Agollit, Basha: I bashkohem amanetit që lanë

“Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe”.

Kështu shkruan kreu i PD-se, Lulzim Basha në një mesazh pas ndarjes nga jeta bashkëshortes së shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agolli.

Mesazhi i Bashës

Mësova me hidhërim të madh ndarjen nga jeta të Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agolli.

Një gazetare dhe poete e njohur, kjo bijë e Shkodrës ishte bashkëudhëtarja për mbi 5 dekada e krijimtarisë magjepsëse të Dritëroit. Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe.

Jam i sigurtë se çdo lexues i poezive magjepsëse të Dritëroit, teksa ju kthehet atyre, do të kujtojë edhe gazetaren që ka qenë lexuesja dhe kritikja e parë e atyre rreshtave.

Duke ju gjendur pranë Elonës dhe Artanit, i bindur se kujtimi i një lidhjeje të madhe mes intelektualësh dhe i kujtimeve që ata lanë, i bashkohem amanetit që Sadija dhe Dritëroi lanë, që të përcillen jo me vaj por “me dinjitet, ashtu siç jetoi Dritëroi e jetuam deri tani”. U prehtë në paqe!