TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot po i jepet lamtumira e fundit Sadije Agollit. Bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agolli, u nda nga jeta të martën, në moshën 78 -vjeçare, për shkak të një hemoragjie cerebrale.
Homazhet u zhvilluan në banesën e së ndjerës, që do kthehet në shtëpi muze.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shkuan për t'i dhënë lamtumirën e fundit.
"Tek Sadija kemi parë simbolin e gruas, simbolin e bashkëshortes, të nënës, e vajzës për të cilin sot ne kemi shumë nevojë si shoqëri për shkak të gjithë këtij tranzicioni që kalojmë. Zoti e çoftë në Parajsë shpirtin e saj dhe atje ku do shkojë jam e bindur se do jetë shumë e lumtur,"-tha Kryemadhi.

