AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 12:05

Protestat e opozitës, vjen njoftimi i rëndësishëm nga PD

Protestat e opozitës, vjen njoftimi i rëndësishëm nga PD

Opozita e bashkuar ka anuluar protestën e parashikuar nesër para Kuvendit. Protestat do të zhvillohen në varësi të seancave plenare.

Ndërkohë protesta e paralajmëruar nga vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha para Kuvendit më 16 mars do të zhvillohet.

Kujtojmë që i papritur ishte edhe dje vendimi i opozitës për të organizuar protestë në orën 16:30 para Kuvendit, pak minuta para fillimit të seancës plenare. Një protestë që u shoqërua me tensione, përdorim mjetesh të forta dhe e gazit lotsjellës nga ana e policisë për të shpërndarë demostruesit.