AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 23:16

Bushati: Koncesioni i inceneratorëve, janë ndarë para mes politikanëve

Bushati: Koncesioni i inceneratorëve, janë ndarë para mes

Analisti i emisionin "Të Paekspozuarit", Andi Bushati, deklaroi se dhënia e 3 koncesioneve të inceneratorëve, në një dorë të vetme, është një aferë e pastër korruptive.

"Është zinxhiri i aferave korruptive, është shumë i madh, duket që kur nis. Nuk nis me shqetësimin e qeverisë por me të privatit që kërkon kaq lek për të bërë një incenerator. Sipas ligjit duhet një tender kombëtar, nuk kemi tender kombëtar. Kush janë njerëzit që kanë garuar, nuk kemi njerëz që kanë garuar. Të tre inceneratorët në fund përfundojnë në një dorë të vetme, në një zyrë të vetme. Ky shtet kaq i ngathët që mezi merr masa, kur sistemi vajiset nga parat e korrupsionit, arrin dhe gjëra rekord që të merren 9 vendime brenda një dite nga organizma qeveritare. Duket se ka një vullnet të pastër për të ndarë para." - u shpreh Bushati./TPZ.AL/