TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu si ishte parashikuar temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme, madje gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit.
ARRSH bën apel për kujdes nga ana e drejtuesve të mjeteve, pasi për shkak të borës në disa akse duhen të përdoren zinxhirët.
Njoftim i ARRSH:
Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit.
Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gadishmëri.
Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:
Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet (10km e fundit, 4-5cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna).
Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.
Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.
Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.
Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.