BOTA, 16 Mars 2022, 20:59

Kancelari gjerman bisedë telefonike me Papa Françeskun: Lufta në Ukrainë duhet të ndalet menjëherë

Kancelari gjerman bisedë telefonike me Papa Françeskun: Lufta

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Papa Françeskun, për situatën e luftës në Ukrainë.

Gjatë kësaj bisede Scholz është shprehur se është dakord me thirrjen e Papës që kjo luftë të përfundojë menjëherë.

“Kancelari gjerman ra dakord me Papa Françeskun që kjo luftë të përfundojë  menjëherë”, ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë gjermane, duke shtuar: Në funksion të situatës humanitare, një armëpushim është i nevojshëm dhe do të ndihmonte të shmangeshin vuajtjet e mëtejshme”.