BOTA, 16 Mars 2022, 20:08

U mor peng nga forcat ruse, ukrainasit lirojnë kryebashkiakun e Melitopolit

U mor peng nga forcat ruse, ukrainasit lirojnë kryebashkiakun e Melitopolit

Forcat ukrainase kanë mundur të lirojnë kryebashkiakun e qytetit ukrainas të Melitopolit, i cili u rrëmbye pak ditë më parë nga forcat ruse.

Lajmi u bë publik në rrjetin "Telegram" nga këshilltari i presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko.

“Një operacion special për lirimin e kryetarit të Melitopolit, Ivan Fedorov sapo ka përfunduar me sukses”, shkroi ai.

Fedorov thuhet se u rrëmbye nga ushtarët rusë të premten mbrëma, pasi doli nga zyra e tij në qendër të qytetit të Melitopolit.