TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia ka sekuestruar një kompleks pallatesh në Sardenjë, që është pjesërisht në pronësi të biznesmenit rus, Piotr Olegkovich Aven, njoftoi sot zyra e kryeministrit Mario Draghi.
Operacioni i sekuestros ishte pjesë e një përpjekjeje të gjerë perëndimore për të vendosur sanksione ndaj rusëve të lidhur me presidentin, Vladimir Pitin, si ndëshkim për hyrjen e ushtrisë ruse në Ukrainës, që prej 24 shkurtit.
Mësohet se biznesmeni rus zotëron një të tretën e pasurisë së konfiskuar, ndërsa vlera e pasurisë vlerësohet të jetë rreth katër milionë euro. Për sa i përket pjesës tjetër të kompleksit nuk është ende e qartë se cili e zotëron.
Aven është në listën e sanksioneve të BE-së që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Ai është investitor nafte që ka ndërtuar një perandor biznesi prej 4.7 miliardë dollarësh në Evropë. Në dy javët e fundit, policia italiane ka sekuestruar vila dhe jahte me vlerë qindra milionë euro nga rusët e shquar që kanë qenë në listat e sanksioneve të BE-së që nga pushtimi i 24 shkurtit.