BOTA, 16 Mars 2022, 20:39

Biden: Putin është një kriminel lufte

Biden: Putin është një kriminel lufte

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, e quajti homologun e tij rus, Vladimir Putin një “kriminel lufte”, ditën e mërkurë, ndërsa Rusia po intensifikon sulmin e saj mbi Ukrainë.

“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte,” tha Biden.

Kjo është hera e para që presidenti i SHBA, Biden, apo zyrtarë të lartë amerikanë shprehen qartë për krimet ruse në Ukrainë.