BOTA, 16 Mars 2022, 18:10

Ukrainë/ Rusët vrasin dhjetë persona që ishin në rradhë për të marrë bukë

Ukrainë/ Rusët vrasin dhjetë persona që ishin në

Situata në Ukrainë vijon të përkeqësohet dhe lufta po prodhon viktima të shumta në rradhët e civilëve.  

Mësohet se forcat ruse kanë vrarë dhjetë persona, të cilët ishin në rradhë për të marrë bukë. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin verior të Chernihiv, sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. 

Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka urdhëruar Rusinë të ndalë operacionet ushtarake në Ukrainë. 

Presidenti Zelensky ka përsëritur thirrjen që NATO të vendosë ndalimin e fluturimeve, çka deri tani është refuzuar me argumentin se do ta fuste NATO-n drejtëperdrejt në një konflikt me Rusinë. 

Zelensky gjithashtu bëri thirrje për më shumë sanksione, gjatë fjalimit të tij në Kongresin amerikan. 

Presidenti Joe Biden, ka njoftuar se do të ketë një ndihmë të konsiderueshme ushtarake për Ukrainën, në vlerën e 800 milionë dollarëve.