TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ushtria ruse ka sulmuar një karvan qytetarësh civilë në qytetin e Zaporizhzhya të cilët po evakuoheshin nga zona.
Këtë e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës teksa shton se ushtria ruse i ka goditur me raketa.
Sipas tyre, nga sulmi me raketa janë vrarë disa civilë, teksa nuk ka ende një konfirmim zyrtar për numrin e të lënduarve.
Mes personave që po evakuoheshin, kishte dhe fëmijë. Më herët, ushtria ruse goditi me raketë një teatër në Mariupol, ku strehoheshin qindra qytetarë.
Nga ky sulm, nuk ka ende një informacion zyrtar nëse ka viktima.