TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pushtuesit rusë kanë shkatërruar me sulme ajrore Teatrin Dramës në Mariupol, qytetin që ditët e fundit është kthyer në epiqendrën e sulmeve nga pushtuesit.
Në teatër, besohet se ishin të strehuar të paktën 1000 civilë, që kanë humbur shtëpitë gjatë luftimeve. Në pamjet e publikuara, shihet godina me një arkitekturë antike, e nga ana tjetër, se si është kthyer në “shkrumb e hi nga sulmet”.
Autoritetet kanë thënë se ende nuk e dinë se sa është numri i viktimave, duke shtuar se ende nuk janë afruar për të parë nëse ka ende të mbijetuar nën rrënoja.
Ata theksuan se rusët kanë goditur qëllimisht teatrin, edhe pse e dinin zyrtarisht që ajo ishte kthyer në strehën e civilëve. Në mesin e të strehuarve në teatër, kishte dhe qindra fëmijë dhe gra shtatzëna, kanë pohuar autoritetet.

This is the Drama Theater in #Mariupol before & after #russia dropped air bomb today. But the worst thing is that more than 1000 people were hiding in the basements under the theater at that time.
— Inna Sovsun (@InnaSovsun) March 16, 2022
They're all under the rubble, which can't be dismantled as the shelling continues. pic.twitter.com/Q9XDWpS0Rm