TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltari i presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky, Mykjhailo Podolyak, ka reaguar pas një artikulli të "Financial Times", lidhur me planin prej 15 pikash që diskutohej për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në reagimin e tij në Twitter, Podolyak shkruan se e vetmja gjë që konfirmon Ukraina në këtë fazë është vetëm armëpushimi, sa i përket pjesës tjetër palët kanë pretendimet e veta.
“E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një numër vendesh”, shtoi ai.
Shkurtimisht, "Financial Times" publikoi një draft, i cili përfaqëson qëndrimin kërkues të palës ruse. Asgje me shume. Pala ukraianase ka pozicionet e veta. E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një sërë vendesh.