BOTA, 16 Mars 2022, 15:13

Fjalimi Zelenskyt në Kongresin Amerikan, Vladimir Putin: Përpjekjes së Perëndimit për dominim global po i vjen fundi

Fjalimi Zelenskyt në Kongresin Amerikan, Vladimir Putin: Përpjekjes

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka reaguar pas fjalimit të homologut të tij ukrainas në Kongresin Amerikan.

Putin nuk e ka përmendur fjalimin e Zelenskyt ku ai i kërkoi SHBA-ve të vendosin një zonë ndalim fluturimi.

Megjithatë ai goditi Perëndimin duke thënë se ai ka qëllime gjeopolitike për një Rusi jo të fortë dhe pavarur.

Putin u shpreh se përpjekjes së Perëndimit për të pasur dominim global po i vjen fundi.

Vladimir Putin tha se Rusia nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën por theksoi se nuk kishte alternativë tjetër përveçse të ndërmerrte atë që ai vazhdon ta quajë operacion ushtarak.

Putin tha se Ukraina kishte planifikuar agresion kundër Rusisë që do të mbështetej nga fuqitë perëndimore.