TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli i Europës e ka përjashtuar zyrtarisht Rusinë për shkak të pushtimit në Ukrainë.
Fotografia tregon momentet kur flamuri i Rusisë hiqet nga rreshti i flamujve përpara godinës së Këshillit të Evropës.
Në një deklaratë, Këshilli i Evropës thotë se “Federata Ruse nuk do jetë më anëtare e Këshillit të Evropës që sot, pas 26 vitesh anëtarësim”.
Vendimi vjen një ditë pasi Rusia i parapriu përjashtimit të pritshëm duke u tërhequr nga Këshilli, institucioni që hartoi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Siç raportonte Reuters, ky vendim ka pasoja konkrete.
Konventa për të drejtat e njeriut do të ndalojë së zbatuari për Rusinë dhe rusët nuk do të mund të apelojnë më në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër qeverisë së tyre.