TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se sistemi shëndetësor në Ukrainë po bëhet shënjestër e sulmeve ruse dhe se sistemi shëndetësor thuajse është shkatërruar.
OBSH bën me dije se janë verifikuar 43 sulme në spitale dhe objekte mjekësore në Ukrainë.
Drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, Dr. Mike Ryan, dënoi sulmet në spitale .
“Sistemi shëndetësor në Ukrainë është kthyer shënjestër e sulmeve ruse. Duhet të mbështetet , të forcohet po ashtu duhet t’i ofrohet më shumë mjete për të shpëtuar jetë”, ka thënë ai.