AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 14:28

Berisha nxjerr mesazhin: Ministrja Nikollai i garanton vendin për në Juridik, djalit të kryetrafikantit, lë jashtë liste një vajzë të thjeshtë

Berisha nxjerr mesazhin: Ministrja Nikollai i garanton vendin për në

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka transferuar vajzën e një qytetari të thjeshtë nga Shkodra, për ti liruar vendin për në fakultetin juridik, djalit të një supertrafikantit të njohur Bardhok Planaj.

Ky është mesazh që ka marrë ish-kryeministri Sali Berisha më pas e ka ndarë me ndjekësit në “Facebook”.

Qytetari tregon se vajza e tij e ka mesataren 9.5 kurse djali që I ka zënë vendin është me precedent penal dhe ka qenë disa ditë edhe në burg pasi ka goditur forcat e policisë.

Berisha shpjegin se “supertrafikanti Bardhok Plana u shpëtua me urdhër të Ramës nga operacioni ndërkombëtar I pesë shteteve nëpërmjet Mark Frrokut.

Denoncimi i plotë:

Famozi supertrafikanti Bardhok Planaj i ngroh xhepat Ndrikull Viles!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Z.Berisha ju uroj gjithe te mirat une jam nje qytetar I shkodres e kam pese femije vajza e dyte sivjet mbaroj maturen dua te denoncoje ministren e aresimit Lindita Nikolla qe me ka spostuar vajzen time qe ka fituar degen per juridik per ti liruar vendin djalit te Bardhok Planaj pazaret dihen se po afrohen zgjedhjet,por c taksirat ka vajza ime kur ajo ka mbaruar me mesatare 9.5 e djali i tij dihet si ja ka marre shkollen ku po shko ky vend a ka nje komision qe i vlereson keta njerez kur djali I tij eshte precedent penal ka bere tre dite burg pasi ka goditur forcat e policise e akoma vazhdo te jete ne hetim nga prokuroria cfare drejtesie do bej ky neser apo do mbroje babain e tij e shoket e tij qe s kane lene gje pa ba ne shkoder qe nga koha e trafikimit moldave, trafik droge e deri tani qe po ju shkruaj qe vazhdo te beje pallate 15 katesh pa leje e se ve kush ujin ne zjarr per ti ndaluar, ne jemi familje intelektuale e qytetare e jemi ba me shlu kete vend prej padrejtesiteve.

Te lutem anonim respekte

Ps:Bardhok Plana esht supertrafikanti qe u shpetua me urdher te Rames nga operacion nderkombetar i pes shteteve nepermjet Mark Frrokut ky 8 fu dit 8 denuar ne Belgjike per vrasje! TPZ.AL