AKTUALITET, 6 Shkurt 2019, 16:40

Basha në Vorë: Rezistenca popullore, rruga për çlirimin e vendit nga Rama

Basha në Vorë: Rezistenca popullore, rruga për çlirimin e

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka vijuar takimet në kuadër të protestës së 16 shkurtit. Basha ishte në Vorë, ku u takua me qytetarë të ndryshëm dhe u njoh me problematikat e tyre.

Kryedemokrati tha se Rama ka ngritur kamzhikun ndaj qytetarëve duke rritur taksat, ndërsa e vetmja mënyrë është rezistenca popullore për të dalë nga kjo situatë.

“Problemi është se ai ka prerë bukën e gojës. 1 në 10 shqiptarë ha vetëm një herë në ditë. Çmimi i naftës më i lartë në rajon. Taksat më të larta në vend. Ne kemi një plan për t’iu ardhur në ndihmë si sipërmarrës dhe si punëdhënës. Tepsia është mbushur me taksat tuaja. Ato nuk kthehen në shërbime, por i përfitojnë pesë veta që i ndajnë mes tyre. Nuk kanë sjellë një investim në Vorë. Ky ka ngritur kamzhikun ndaj qytetarëve.

Do të ulim taksat, çmimi i energjisë do të ulet me të paktën 20%. Objektivi ynë i parë është rritja ekonomike dhe punësimi. Proceset politike që kjo të arrihet janë të mbyllura se janë të kapura institucionet. E vetmja mënyrë është rezistenca popullore. Gjithçka mund të rikthehet në rrugën e mbarë duke u bashkuar në 16 shkurt. Të gjithë bashkë në 16 shkurt në shesh”- tha Basha.