TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk ka paqe për Manuel Neuer.
Pasi humbi pothuajse të gjithë sezonin e kaluar për shkak dëmtimi, portieri dhe kapiteni i Bajern Munich i cili ende nuk është rikthyer në formën e tij më të mirë rrezikon të mbyllë përpara kohe edhe këtë sezon.
Neuer ka probleme me gishtin e madh të njërës dorë, nyjet lidhëse të të cilit po krijojnë probleme serioze te portieri shtatlart dhe nëse analizat e konfirmojnë diçka të tillë që Neuer ka probleme me ligamentet e gishtit të madh atëherë ai rrezikon të qëndrojë për rreth 3 muaj larg fushave të futbollit dhe të mbyllë përpara kohe këtë sezon.
Në rast të kundërt mund ta kalojë me disa javë terapi, megjithatë e sigurtë është mungesa e portierit të Bajernit në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League ndaj Liverpoolit.