AKTUALITET, 6 Shkurt 2019, 14:26

VIDEO/ I stolisin makinën si nuse, studentët i punojnë rreng rektorit

VIDEO/ I stolisin makinën si nuse, studentët i punojnë rreng

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, e cila tregon sesi studentët e kanë ‘stolisur” me shirita letre të bardhë, makinën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale Edmond Rapti.

“Studentët e përcjellin si nuse, Dekanin e Shkencave Sociale!”, ironizon Berisha teksa publikon videon qesharake.

Dekani Rapti, që shihet nervoz duke tërhequr rripat dhe zbuluar makinën, ka dalë kundër protestës në universitete dhe ka bërë thirrje për rikthimin në mësim, të studentëve dhe pedagogëve, ndërkohë që këta të fundit prej ditësh kanë nisur grevën.

‘’Ti hidhnim dhe pak oriz, ta përcillnim si nuse”, dëgjohet që të thonë studentët në video.

[playlist type="video" ids="206431"]