TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot janë luajtur ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ku janë njohur edhe skuadrat të cilat kanë kaluar në çerekfinale të këtij kompeticioni, ku për shumë nga klubet e Superiores, është edhe objektiv kryesor i këtij sezoni. Ashtu siç edhe pritej, nuk ka pasur surpriza dhe në fazën çerekfinale kanë kaluar skuadrat pretendente.
Grupi A:
Partizani-Kastrioti 3-0 (4-2)
Skënderbeu-Besëlidhja 3-0 (2-1)
Luftëtari-Egnatia 0-0 (3-0)
Kamza-Vllaznia 1-0 (1-2)
Grupi B:
Kukësi-Apolonia 2-0 (1-2)
Laçi-Bylis 3-0 (0-2)
Teuta-Lushnja 4-0 (3-1)
Flamurtari-Tirana 1-0 (0-2)
(Në kllapa, rezultatet e ndeshjeve të para)
Në çerekfinale, ndryshe nga turi i dytë të gjitha skuadrat janë nga Kategoria Superiore. Partizani, Kukësi, Laçi, Teuta, Luftëtari, Tirana e Kamza janë skuadrat e tjera të cilat kanë kaluar në çerekfinale.
Ndeshjet e para çerekfinale luhen në datën 13 mars, ndërkohë që në datën 27 mars luhet ndeshjet e kthimit. Gjysmëfinalet luhen në datën 24 prill dhe 8 prill të kthimit. Finalja e Kupës së Shqipërisë luhet në datën 30 maj.
Ndeshjet çerekfinale, 13 mars-27 mars:
Kamza-Skënderbeu
Partizani-Luftëtari
Teuta-Kukësi
Tirana-Laçi