TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një aksioni të zhvilluar sot nga policia greke janë gjetur dhe sekuestruar 30 kg drogë të llojit marihuanë, ndërsa janë arrestuar një shqiptar 45-vjeç dhe një shtetase greke 53-vjeçare.
Operacioni është zhvilluar në aksin rrugor Korinth-Athinë.
Brenda një makine, e cila po vinte nga kufiri greko-shqiptar u gjetën dhe u sekuestruan 22 pako me 28 kg 205 gram marijuane. Po gjatë këtij aksioni janë bllokuar edhe 4350 euro dhe 3 telefona celularë.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuane që vinte nga Shqipëria.