AKTUALITET, 6 Shkurt 2019, 15:29

Vokshi akuzon Lleshajn: Po mbroni policët që ushtruan dhunë ndaj studentëve

Vokshi akuzon Lleshajn: Po mbroni policët që ushtruan dhunë ndaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u shpreh sot se ndaj studentëve të ngujuar në fakultete nuk është ushtruar dhunë nga efektivët e policisë.

Gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Edukimit dhe Medias, i vënë përballë pyetjeve të disa prej deputetëve të opozitës, Lleshaj ka dhënë përgjigje lidhur me rastin kur policia u fut në fakultet për të liruar ambientet dhe sallat të cilat ishin bllokuar nga karriget dhe bankat, që studentët i kishin vënë në shenjë proteste dhe bojkoti.

“Policia nuk ka ushtruar në asnjë rast dhunë ndaj studentë. Rasti kur policia ka ndërhyrë, ka qenë një çështje që ne kemi gjykuar se duhej ndërhyrë pasi bëhej fjalë vetëm për heqjen e disa karrigeve. Nëse kemi gjykuar gabim, atëherë ka edhe të tjerë që mund të gjejnë të vërtetën”, është shprehur Ministri.

“Drejtësia mund të vonojë, por ne nuk do harrojmë ata policët që ushtruan dhunë. Nuk do harrojmë që ju keni mbrojtur ata policë që kanë dhunuar fëmijët tani. Kush ka përgjegjësi do shkojë para drejtësisë”, u shpreh Albana Vokshi.