TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, pasi e ka zënë poshtë dheu. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, ndërsa viktima është Silurjan Begaj.
Mësohet se 35-vjeçari po punonte për hapjen e themeleve të banesave, kur e ka zënë dheu poshtë dhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi nga policia:
Sot rreth orës 14:45, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, shtetasi S.B., rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.