AKTUALITET, 6 Shkurt 2019, 14:38

Dorëzohet Napoli, mediat italiane publikojnë shifrën që duhet për Hysajn: 35 milionë euro

Dorëzohet Napoli, mediat italiane publikojnë shifrën që

Largimi i Marek Hamshik në drejtim të Kinës, duket se i ka hapur rrugë edhe shumë largimeve të tjera nga napolitanët dhe do të synohet që për sezonin tjetër, të ndërtohet një skuadër e cila mund të konkurrojë denjësisht në Serinë A italiane. Fakti që shumë futbollistë po shohin mundësinë për t’u larguar, duket se nuk po e ndihmon Napolin për arritjen e objektivave.

Hysaj ishte ndër më të kërkuarit në merkaton e janarit me Çelsin që po insistonte për shërbimet e tij. Vetë drejtuesit e Napolit nuk ishin të gatshëm ta linin për një shumë më pak se 50 milionë euro që është edhe klauzola e futbollistit. Mesa duket, gjithçka ka ndryshuar dhe Napoli është dorëzuar e së bashku me Hysajn, mund të largohet edhe Mertens.

Ky i fundit kërkohet në Kinë gjithashtu dhe ditët në vijim mund t’i japë lamtumirën Napolit. Për të, napolitanët synojnë të paktën 25 milionë euro dhe nëse shitet për këtë shifër, atëherë edhe Hysaj do ta kishte më të lehtë largimin. Mediat italiane raportojnë se në rast të shitjes së Mertens, Napoli do të hiqte dorë nga Hysaj për një ofertë që arrin në 35 milionë euro.